Sulmi në Barcelonë, policia ende në kërkim të një personi

Prishtinë | 20 Gus 2017 | 13:50 | Nga

Policia e Katalonisë është ende në kërkim të një të dyshuari maroken për sulmet në Barcelonë, i cili është ende në arrati, ka thënë një zëdhënës i policisë.

I dyshuari është identifikuar si Younes Abouyaqoub, 22-vjeçar, ka thënë zëdhënësi i policisë Albert Oliva për një radio lokale.

Policia beson se ploti nuk ka përfshirë persona tjerë, përveç 12 të identifikuarve tashmë, ka theksuar Oliva.

Derisa Abouyaaqoub mbetet në arrati, 11 të tjerët janë arrestuar apo vrarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme