Përurohet objekti i ri i Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë

Prishtinë | 05 Jan 2018 | 11:31 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga sot Prishtina është bërë me qendër të re të paraburgimit me rreth 10 mijë e 500 metra katrorë, raporton Ekonomia Online.

Prerjen e shiritit të kësaj qendre e bënë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri; së bashku me ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilarm dhe kryesuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial.

Me këtë rast, ministri Tahiri theksoi rëndësinë e respektimit të parimeve të demokracisë, lirisë njerëzore, lirisë qytetarë dhe të drejtave të njeriut, ndër të cilat i pacenueshëm mbetet edhe parimi i dinjitetit.

“Në radhë të parë si qytetarë, si institucione dhe si politikë duhet t’i koncentrojmë të gjitha energjitë tona me qëllim që t’i jetësojmë këto parime në përditshmërinë tonë, në mënyrë që të njëjtat të marrin kuptim. Në këtë drejtim, drejtësia është parakusht themelor që na mundëson të gjithë neve të kemi besim në këto parime dhe t’i ruajmë s’i vlera që të na drejtojnë në raport me vetveten edhe me njëri-tjetrin” theksoi Tahiri.

Investimi i bërë në Shërbimin Korrektues të Kosovës është qenësor në sferën e Sundimit të Ligjit, andaj ministri Tahiri edhe njëherë potencoi fokusimin që ka në eliminimin e praktikave të paligjshme brenda burgjeve dhe ngritjen e përgjegjësisë në parandalimin e dukurive negative.

“Jemi duke punuar në ofrimin e kushteve më të mira për të burgosurit, si dhe të kujdesemi për respektimin e të drejtave të tyre fundamentale pa marrë parasysh racën, gjuhën dhe religjionin në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe konventat ndërkombëtare”, tha ministri.

Ministri Tahiri në fund të fjalës së tij, potencoi se infrastruktura si objektivë nuk do të përfundoj me kaq, pasi do t’i kushtohet vëmendje secilës qendër korrektuese, për të bërë të gjitha përmirësimet e nevojshme në mënyrë që personat që janë në vuajte të dënimit, të kenë kushte të konsoliduara dhe ambient adekuat gjatë qëndrimit në këto institucione.

Kurse, kreu i Ministrisë së Administratës Publike, Yagcilar, tha se me përurimin e kësaj qendre po theksohet përkushtimi i qeverisë në sundimin e ligjit.

“Ky projekt i rëndësishëm i cili është investuar me mjetet e buxhetit të Republikë së Kosovës por gjithashtu është realizuar me njerëz nga qeveria e Kosovës nga shërbimi korrektuese nga personeli i Ministrisë së Drejtësisë e Administratës Publike-departamenti i inxhinierisë”.

“Edhe në këtë aspekt të plotësojmë kushte nga aspekti i sundimit të ligjit por nga ana tjetër në fushën e ndërtimit dhe inxhinierigut dhe mirëmbajtjen e objekteve e kemi  krijuar një përvojë të re dhe besoj që të gjitha këto përvoja do të shfrytëzohen të ardhmen të fuqizojnë shtetin nga aspekti ligjor por edhe shtetin nga aspekti i funksionimit”, tha Yagcilar.

Të ngjashme