Komuna e Prishtinës dhe organizata zvicerane “Demos” përuruan sonte parkun sportiv rekreativ te Palestra “1 Tetori” në kryeqytet.
Basketbolli, ping-pongu, ngjitja në murin alpin janë disa nga atraksionet e këtij parku.
Ndërtimi i tij ka kushtuar 220 mijë euro; 70 për qind është financuar nga “Demos” dhe 30 për qind nga Komuna, ka shpjeguar kryetari Shpend Ahmeti.
Gjatë përurimit, disa aktivistë të PDK-së kanë ndërprerë fjalimin e Ahmetit, duke i kërkuar atij llogari për, siç thanë, keqpërdorime të shumta.