Përurohet trotuari në rrugën e “UÇK-së” në Rahovec

Prishtinë | 03 Gus 2017 | 14:07 | Nga Rahovec

Përurohet trotuari në rrugën e “UÇK-së” (krahu i majtë) në qytetin e Rahovecit. Financimi për rregullimin e trotuarit është bërë nga Komuna e Rahovecit dhe Projekti Zviceran për Përkrahje të Komunave DEMOS. Në ceremoninë e përurimit, kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi me bashkëpunëtor dhe Norbert Pijls menaxheri i Projektit Zviceran DEMOS me zyrtar të tjera nga Projekti DEMOS.

Trotuari i përuruar sot në rrugën e “UÇK-së”, fillon nga rreth rrotullimi në hyrje të qytetit të Rahovecit nga fshati Fortesë dhe vazhdon deri në dalje të qytetit të Rahovecit, rrugës për Malishevë. Gjatësia e trotuari është 3840 metra dhe përpos kubëzimit, ky trotuar ka edhe ndriçimin publik, drunj dekorativ dhe ulëse.

Vlera e përgjithshme për ndërtimin e trotuarit është 153 mijë e 656 euro, 64 mijë e 556 euro ka investuar Komuna e Rahovecit ndërsa projekti DEMOS, ka investuar 89 mijë 99 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme