Përveç Kosovës, sot votohet edhe në Armeni dhe Peru

Prishtinë | 07 Qer 2026 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Kosova voton sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të tretat brenda 16 muajve, të cilat pritet të përcaktojnë nëse vendi del nga ngërçi i vazhdueshëm politik dhe ekonomik, apo nëse thellohet edhe më shumë pasiguria institucionale në një nga shtetet më të varfra në Evropë.

Megjithatë, procesi zgjedhor sot nuk kufizohet vetëm në Kosovë. Zgjedhje po mbahen edhe në Armeni dhe Peru.

Në Armeni, qytetarët po votojnë në zgjedhje të rregullta, të cilat do të kenë ndikim në të ardhmen e paqes në Kaukazin Jugor. Po ashtu, këto zgjedhje mund të jenë vendimtare për orientimin e vendit drejt shkëputjes nga ndikimi tradicional rus dhe afrimit me Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, në Peru po përmbyllet një fushatë e tensionuar elektorale përmes rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku qytetarët po zgjedhin mes dy poleve ideologjike – të djathtës konservatore dhe të majtës radikale.

Të ngjashme