Përveç luftës, Ukraina nga sot do të përballet edhe me temperatura tepër të ulëta

Prishtinë | 02 Mar 2022 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Reshjet më të mëdha të borës që prej kur nisi konflikti aktual, parashikohet që të përhapen në të gjithë Ukrainën lindore për gjatë dy ditëve të ardhshme.

CNN raporton se meterologët kanë paralajmëruar që do të ketë shikueshmëri të dobët, kushte të vështira udhëtimi dhe reshje të përhapura bore.

Borë e lehtë po bie në disa pjesë të vendit, por reshjet do të rriten shumë gjatë të enjtes.

Kjo do të sjellë periudha të borës më të dendura dhe kushteve më të dobëta të enjten dhe të premten, duke zgjatur deri të shtunën. Qytetet kryesore të prekura nga këto temperatura të ulëta, përfshijnë Donetsk, Kharkiv dhe Luhansk.

Vranësirat do të mbeten gjithashtu të dendura në pjesën më të madhe të vendit të paktën në tre ditët në vijim si pasojë e këtyre temperaturave.

Temperaturat do të qëndrojnë të ftohta, rreth pikës së ngrirjes, gjatë fundjavës, ndonëse një masë ajri edhe më e ftohtë duket se do të lëvizë javën e ardhshme pas borës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme