Përvjetori i lindjes së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, Haradinaj: Shembull i idealit të luftëtarëve të lirisë

Prishtinë | 28 Maj 2026 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka shkruar me rastin e 71-vjetorit të lindjes së Fehmi Lladrovcit dhe 70-vjetorit të lindjes së Xhevë Lladrovcit.

Ai tha se ata janë shembull i idealit të luftëtarëve të lirisë, duke qëndruar të palëkundur deri në rënien e tyre heroike për atdheun.

“Me rastin e 71-vjetorit të lindjes së Fehmi Lladrovcit dhe 70-vjetorit të lindjes së Xhevë Lladrovcit, në ceremoninë përkujtimore nderuam dy ndër themeltarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe figurat emblematike të luftës për liri”.

“Fehmiu dhe Xheva ishin shembull i idealit të luftëtarëve të lirisë, duke qëndruar të palëkundur deri në rënien e tyre heroike për Atdheun. Pata nderin të jem bashkë me ta në shumë momente kyçe të luftës, përfshirë betejën e Qafë Mullarit, në ditën kur ra Luani. Lavdi jetës dhe veprës së Fehmi e Xhevë Lladrovcit”, thuhet në shkrimin e tij.

Të ngjashme