Përvojat e grevave në ShBA barten te SBAShK-u

Prishtinë | 06 Maj 2023 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Qendra Amerikane e Solidaritetit me seli në Tiranë vazhdon bashkëpunimin me SBASHK-un duke organizuar trajnime e seminare që kanë për qëllim forcimin e  zërit sindikal. Me angazhimin e drejtorit të kësaj Qendre Steven McCloud  ka nisur një seminar 3 ditor me pjesëmarrjen e udhëheqësve sindikalë nga të gjitha nivelet. Gazetarja dhe drejtoresha për komunikim në Qendrën Amerikane të Solidaritetit Kate Conradt  ka ardhur nga Uashingtoni për të dhënë kontribut të çmuar në rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti. Ajo në fillimet e punimeve të këtij seminari ka prezantuar një studim përmbajtjesor lidhur me grevat e mësuesve në SHBA duke përcjellë te pjesëmarrësit  përvojat  e sindikalistëve nga Amerika për organizimin e protestave dhe grevave dhe për format se si krijohet atje mesazh i fuqishëm për opinionin lidhur me këto veprime sindikale.

Kryetari  Rrahman Jasharaj bashkë me përfaqësuesit tjerë të SBASHK-ut kanë falënderuar  drejtorin  e Qendrës Amerikane të Solidaritetit z. Steven dhe znj. Conradt për bashkëpunimin dhe kontributin me vlerë duke  shprehur mirënjohje që ajo solli  përvojat  e grevave të mësuesve në SHBA  e pastaj  kanë treguar për përvojat e shumta të SBASHK-ut lidhur me organizimin e protestave e në veçanti të grevave në përpjekje  për të realizuar kërkesat legjitime të anëtarësisë. Kryetari Jasharaj duke  përcjellë disa nga përvojat nga greva e fundit 5 javore veçoi se Kryeministri  dhe Qeveria e Kosovës kanë qasje të gabuar ndaj sindikatave dhe i ikin vazhdimisht dialogut dhe prandaj edhe kanë ndodhur protesta  greva aq e gjatë në tërë sistemin arsimor.

Conradt, McCloud te bashkëpunëtorët e tyre për tri ditë me radhë do të shpalosin tema  nga aktualiteti në arsimin në vende të Ballkanit, Evropës, SHBA e kudo në botë për të zhvilluar bashkëbiseda me pjesëmarrësit, të cilët pastaj këto përvoja do t’i bartin të udhëheqësit e veprimtarët sindikalë në SBASHK.

Të ngjashme