Pesë arsye pse duhet të bëni masazh

Prishtinë | 20 Dhj 2022 | 20:15 | Nga Ekonomia Online

Vetëmasazhi është një teknikë që kërkon presion në pikat anti-stres për ta lehtësuar dhimbjen.

Për ata të cilëve nuk u pëlqen prekja e dikujt tjetër gjatë masazhës, vetëmasazhimi është një mënyrë efektive për t’u çlodhur dhe për ta liruar stresin.

Vetëmasazhimi mund të ndihmojë gjatë dimrit duke e ngrohur trupin. E gjitha që ju nevojitet është vaji i ngrohtë i kokosit, i susamit ose i jaseminit, i cili aplikohet në lëkurë para një masazhi dhjetëminutësh, i cili është në thelb më efektiv pas një banje të nxehtë.

Detoksifikimi i lëkurës është shumë i rëndësishëm, sepse lëkura është organi më i madh i trupit tonë dhe përveç kësaj është i ekspozuar ndaj toksinave të padukshme të cilat mund të jenë shkak i shumë sëmundjeve. Përmes vetëmasazhimit menjanohen qelizat e dëmshme toksike të lëkurës dhe papastërtitë e tjera.

Vetëmasazha e përmirëson qarkullimin e gjakut, ndërsa shtypjet e lehta e rrisin qarkullimin e gjakut në organizëm. Qarkullimi më i mirë e relakson trupin, por trupi është gjithashtu më aktiv.

Vetëmasazhimi i përditshëm dhjetëminutësh e ringjallë trupin dhe e rinovon energjinë, duke e bërë personin të ndihet më freskët. Gjithashtu, do të liroheni nga lodhja, ngadalësimi, letargjia dhe dembelizmi.

Një nga aspektet e rëndësishme të shëndetit mendor është ta duash veten ose të kujdesesh për trupin tënd. Përmes vetëmasazhimit ne tërheqim vibracione pozitive, dhe me këtë fitojmë energji të pastër dhe pozitive.

Një nga problemet më të mëdha sot është gjithsesi stresi, i cili mund të shkaktojë dhimbje edhe tek personat më të shëndetshëm në vende që nuk janë prekur nga ndonjë aktivitet fizik dhe i ngjashëm. Vetëmasazha i lehtëson edhe dhimbjet më të rënda.

Ekspertët paralajmërojnë që trupi duhet të masazhohet me kujdes dhe se duhet të shmangen plagët eventuale dhe pjesa e veshkave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme