Edhe pas 227 vjetësh nga rënia e fortesës së Bas-tijës, Revolucioni Francez nxit ende pasionet, kryesisht në mesin e historianëve, ku bëj pjesë edhe vetë. Por shumë nga mitet që e rrethojnë këtë revolucion, kanë provuar se janë shumë të vështira për t’u zhdukur.
Edhe vetë emri ‘Dita e Bastijës’, është një term i gabuar. Festa kombëtare e Francës, përkujton në fakt dy ngjarje të veçanta: rënien e kalasë së Bastijës në Paris ndaj turmave revolucionare në 14 korrik 1789, por edhe për shkak se ligjvënësit e shekullit të XIX-të, deshën të kremtonin diçka më pak të përgjakshme – masivin dhe paqësorin “Festival të Federatës”, i mbajtur në të gjithë vendin më 14 korrik 1790, për të shprehur angazhimin e popullit francez ndaj lirisë dhe unitetit. Për të shënuar kujtimin e atij viti, këtu po paraqes disa histori të vërteta, që qëndrojnë pas 5 mashtrimeve të njohura.
1. Kur iu tha se të varfrit e uritur, nuk kishin bukë për të ngrënë, Mbretëresha Maria-Antoneta tha: “Le ta hanë tortë!” Vetëm tre vjet më parë, New York Post, jo vetëm e përsëriti këtë mit, por pohoi se “ato fjalë qenë shkëndija e Revolucionin Francez”. Në fakt, fjala franceze nuk ishte “gâteau” (tortë) por “brioche” (një embëlsirë në formë buke), dhe që mbretëresha nuk e tha kurrë atë fjali.
Versionet e kësaj fabule, që i atribuohen disa sundimtarëve të mëhershëm francezë, qarkulluan në fillim të viteve ‘600 dhe u bënë më të famshme tek “Rrëfimet” e Zhan Zhak Rusosë, që u shkruan para se Maria-Antoneta të martohej me të ardhshmin Luigjin e XVI-të.
Ai shprehu bindjen e përhapur popullore, se mbretërit jetonin në luks, dhe as e kuptonin apo kujdeseshin për gjendjen e rëndë të të varfërve. Maria-Antoneta, edhe pse nuk kishte asnjë të përbashkët me përulësinë apo thjeshtësinë, zotëronte instinktet e vërteta bamirëse ndaj njerëzve të varfër.
Por pas 1789- ës, kundërshtimi i saj ndaj Revolucionit Francez, e bëri një nga figurat më të urryera në vend. Gazetarët mizogjinë, e përshkruan atë si një vrasëse, hedoniste, një lezbike seksualisht të pangopur që komplotonte për të tradhtuar vendin ndaj armikut të Francës, Austrisë së saj amtare (pamfletet e tyre kishin tituj si “The Royal Dildo” dhe “Bordello Kombëtare nën kujdesin e Mbretëreshës”).
Vërejtja e supozuar dhe e pashpirt ndaj të varfërve ishte si të thuash, thjesht kremi mbi briosh. Në vjeshtën e vitit 1793, më pak se një vit pas ekzekutimit të bashkëshortit të saj, Mbretit Luigjit XVI, qeveria revolucionare e çoi Maria-Antonetën në gjyq, për krime që përfshinin abuzimin e pretenduar seksual të djalit të saj. E shpallur fajtore, ajo vdiq e ekzekutuar në gijotinë.
2. Revolucioni Francez ishte kryengritja e të shtypurve.
“Një përrallë e qyteteve” e Çarl Dikensit, është e vetmja e mirënjohur mes shumë romaneve, që portretizojnë harkmarrjen e të varfërve të Francës, mbi shtypësit e tyre aristokratë gjatë revolucionit. (Ju lutem të mos i ngatërroni me “Të mjerët” e Viktor Hugosë, burimi i muzikalit popullor kinematografik, skenat të cilit zhvillohen gjatë kryengritjes pariziene të vitit 1832 dhe jo tek ngjarjet e vitit 1789).
Por më të varfrit e të varfërve, luajtën relativisht një rol të vogël, në një revolucion që filloi në mesin e të pasurve të mëdhenj dhe profesionistëve në sallat e mbledhjeve në Versajë, shumë javë para rënies së Bastijës. Edhe dhuna dramatike popullore, që në mënyrë të përsëritur e çoi revolucionin përpara, kryesisht u krye nga njerëzit, që kishin më shumë dhe jo pak për të humbur. Në fshatra, sikurse kanë treguar shumë historianë, ajo ishte drejtuar kundër elitës pronare të çifligjeve, si dhe taksat e tarifat që ata mblidhnin mbi të gjitha nga sipërmarrjet e vogla fshatare.
Në qytetet e tyre, militantët urbanë që e quajtën veten “sans-culottes” (“pa kilota”- d.m.th ata që nuk vishen si të pasurit), vinin kryesisht nga radhët e zejtarëve, tregtarëve dhe nëpunësve. Udhëheqësit e tyre, edhe pse shpesh e etiketonin veten si punëtorë të thjeshtë, në fakt përfshinin profesionistë dhe punëdhënës.
3. Revolucioni Francez shpiku gijotinën.
Në imagjinatën popullore, asgjë nuk simbolizon revolucionin më gjallërisht sesa gijotina, e cila u bë mjeti e tij kryesor i ekzekutimit publik, duke llogaritur afro 16.000 vdekje gjatë “Mbretërimit të Terrorit” në vitet 1793-1794. Jo pak por një intelektual i famshëm si filozofi francez Zhak Derida, ia atriboi emrin e pajisjes ligjvënësit revolucionar dhe mjekut Zhozef Injac Gijotin, i cili vetë mezi shpëtoi nga ajo, pasi u burgos gjatë terrorit në vitin 1794.
Libri “Revolucionet franceze për fillestarët” i shkon disi më afër të vërtetës, duke pretenduar se ndërsa pajisja u përdor për herë të parë gjatë revolucionit, nuk ishte Gijotin që e shpiku atë. Në fakt, ai e kundërshtoi dënimin me vdekje, dhe mbrojti ekzekutimin human dhe pa dhimbje përmes një makinërie për prerjen e kokës, si një hap i parë në rrugën drejt heqjes së plotë të dënimit me vdekje.
Për më tepër, pajisje të ngjashme ishin krijuar shekuj më parë, duke përfshirë “Trekëmbëshin e Halifaksit” thuajse identik në West Yorkshire, Angli, dhe “Skottish Maiden”, e cila mund të shihet në Muzeun e Skocisë në Edinburg. Gijotina mbeti në përdorim në Francë, deri në fund të vitit 1977.
4. Maksimilian Robespieri ishte një diktator i etur për gjak
Figura e lidhur më ngushtë me mbretërimin revolucionar të terrorit, Robespieri është parë gjerësisht, veçanërisht në të drejtën evropiane dhe amerikane, si një proto-totalitar që mëtonte pushtetin absolut.
Kështu shkruan dhe Ann Coulter në librin e saj të vitit 2011 “Demonic: Hitleri mori shembull nga Robespieri”.
Madje edhe Jonathan Israeli i Institutit për Studime të Avancuara, një autoritet disi më me reputacion, ka folur në mënyrë të përsëritur për “diktaturën” e Robespierit në historinë e tij mbi revolucionin, publikuar vitin e shkuar.
Robespieri, një avokat me sjellje të ashpra nga qyteti verior francez i Arrasit, ishte vetëm një nga 12 anëtarët e Komitetit të Shpëtimit Publik, dhe ushtroi një pushtet gati-diktatorial për më pak se një vit në vitet 1793-1794.
Ai ishte anëtari më me ndikim i komitetit, dhe shkrimet e fjalimet e tij ndikuan më shumë se çdo gjë tjetër, për të përcaktuar ideologjinë e terrorit. Por kërkesat e pandërprera të politikës revolucionare, patën një barrë të rëndë mendore dhe fizike, ndërsa terrori nxitoi të mbërrinte drejt kulmeve të tij, ai kaloi disa javë vendimtare i lidhur pas shtratin e tij – “më pak. . . njeriu i cili shkatërroi Revolucionin. Sa për të cituar historianin Kolin Xhons.
Gjendja e paqëndrueshme mendore e Robespierit, dhe paaftësia e tij për të ushtruar një kontroll diktatorial mbi ngjarjet, çoi direkt në rënien dhe ekzekutimin e tij, së bashku me disa nga aleatët kryesorë, në fund të korrikut 1794 (ose, sipas kalendarit të ri revolucionar, që është muaji i Termidorit, Viti II).
5. Revolucionarët sulmuan Bastijën për të liruar të burgosurit politikë atje.
Ky mit, që daton prej kohës së vetë revolucionit, shfaqet ende rregullisht çdo 14 korrik. “Në këtë ditë në vitin 1789, turmat sulmuan burgun e Bas-tijës në Paris, ku Mbreti Luigji XVI mbante të mbyllur armiqtë e tij”,-përsëriti Steve Inskeep i NPR vetëm një vit më parë .
Është e vërtetë se gjatë shekujve XVII-XVIII, monarkia franceze burgosi qindra shkrimtarë gjoja kryengritës – duke përfshirë edhe më të famshmin mes tyre, Volterin – në kështjellën e mëdhe që u ngrit në lindje të Parisit. Por kjo në masë të madhe ndërpreu praktikën e viteve të para revolucionit, dhe në 14 korrik 1789 Bastija kishte vetëm 7 të burgosur:4 falsifikorë, dy të çmendur dhe një fisnik të akuzuar për perversione seksuale.
Turmat pariziene marshuan mbi fortesë për të marrë barutin që mbahej atje, në mënyrë që të mund të armatosnin veten, kundër një sulmi të rrezikshëm ndaj qytetit dhe asamblesë së re revolucionare, nga ana e ushtrisë mbretërore. Megjithata, kujtimi i rolit të mëhershëm të Bastijës, i dha rënies së saj rëndësinë e madhe simbolike. Shpejt pas kësaj, Asambleja në mënyrë triumfale urdhëroi shembjen e ndërtesës. Rastësisht, kolona që qëndron në këmbë edhe sot, nuk përkujton rënien e Bastijës, por “3 ditë të lavdishme” të një revolucioni francez të mëvonshën në vitin 1830.
Nga David A. Bell, “The Washington Post”.
David A. Bell jep mësim historinë franceze në Universitetin e Prinstonit në SHBA. Libri i tij më i ri “Hijet e Revolucionit: Reflektime mbi Francën, të shkuarën dhe të tashmen”, pritet të publikohet së shpejti nga.