Pesë propozime në LDK për kandidatin për Istogun

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 20:37 | Nga Ekonomia Online

Dega e Lidhjes Demokratike në Istog ka propozuar plot pesë kandidatë për t’i hyrë garës për të parin e kësaj komune.

Në qendër këta kanë dërguar emrat e Zenel Shatrit, Ilir Feratit, Shkëmb Manajt, Besart Dreshajt dhe Besim Mulajt.

Ky i fundit i tha Klan Kosovës se numri i madh i propozimeve është diçka pozitive dhe një mundësi më e mirë për LDK-në që ta zgjedhë të duhurin, teksa tha se asnjëri nuk ka përkrahje më të veçantë nga kryetari aktual Haki Rugova.

Rugova, që mban edhe pozitën e kryetarit të degës, tha se kushdo që merr dritën e gjelbër nga qendra do ta përkrahë, ndërkaq deklaroi se moskandidimi i tij nuk ka të bëjë me procesin gjyqësor të cilin e quajti me prapavijë politike.

Të ngjashme