Pesë të arrestuar për “lëndim të rëndë trupor”, patën një mosmarrëveshje në trafik

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Në Stacionin Policor në Skenderaj është raportuar dhe iniciuar një rasti i veprës penale ‘Sulm- lëndim i rëndë trupor’ .

“Nga informacionet e para bëhet e ditur se rreth orës 15:15, të datës 11 qershor 2020, në rrugën ‘’Xheva e Fehmi Lladrovci” Skenderaj, ka ndodhur një rrahje, ku njësitë policore kanë dal në vendngjarje dhe kanë takuar dy viktimat të cilët kanë marr ndihmën e parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj dhe për tretman të mëtejmë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, të cilët pas tretmanit janë liruar në shtëpi”.

Sipas ankuesit, motivi i incidentit ka qenë një mosmarrëveshje në trafik.

“Pas një pune intensive të policisë janë arrestuar personat a dyshuar F.K 21 vjeçar; E.K 19 vjeçar; E B 19 vjeçar, Q. K 22 vjeçar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tyre është iniciuar rasti  “Sulm-Lëndim i rëndë trupor”.

Të ngjashme