Peskov: S’dihet a do t’i ofrojë ndihmë Rusia Serbisë rreth Kosovës

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka folur sot rreth vizitës së kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Moskë.

“Është shumë herët të flitet nëse Rusia do t’i ofrojë ndihmë Serbisë pas ashpërsimit të situatës në Kosovë”, citon “kurir” të ketë thënë Peskov.

Ai, siç njoftohet, ka shtuar se së pari duhet të mbahet takimi i dy kryetarëve i paralajmëruar për nesër e pastaj të flitet rreth ndihmës.

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot ka shkuar për një vizitë dyditëshe Rusi për ta njoftuar atje Putinin për situatën në Kosovë dhe, siç ka thënë, për të marrë nga ai përkrahje e këshilla rreth saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme