“Drejtësi për Astritin”, 23 774 nënshkrime dorëzohen në Kuvend

Prishtinë | 29 Nën 2016 | 14:25 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizatorët e peticionit “Drejtësi për Astritin” sot kanë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës nënshkrimet e mbledhura nga qytetarët. Ky peticion u dorëzua nga përfaqësues të shoqërisë civile.

Aktivistja dhe koordinatorja e programit në fondacionin gjerman Friedrich Ebert Stiftung (FES), Besa Luzha, tha se e kanë bërë dorëzimin e peticionit, duke theksuar se janë mbledhur gjithsejtë 23 774.

Ajo tha se ndonëse kemi mbledhur shumë nënshkrime, “gjatë verifikimit kemi parë se ka pasur nënshkrime nga persona që jetojnë jashtë Kosovës”.

Ajo tha se kjo shifër është dyfish më e lartë sesa numri i nevojshëm i nënshkrimeve për të ngritur një çështje në Kuvend.

“Në peticion ka pasur edhe kërkesa tjera, që dy ministrat të japin dorëheqje për shkak të përgjegjësive. Kemi kërkuar që të shkarkohen menjëherë ata përgjegjës që kanë qenë në zinxhirin komandues në lidhje me rastin, dhe që sa më shpejtë të bëhet një hetim i pavarur në mënyrë që ne si qytetarë ta kuptojmë të vërtetën e pamanipuluar nga këto struktura që kanë sjellë konfuzionin tek qytetarët”, ka thënë Luzha para gazetarëve.

“Jemi shumë të kënaqur që kjo iniciativë e pastër qytetare ka treguar se ka qytetarë që janë të interesuar për drejtësi”, ka thënë Luzha.

Ajo pret që seanca plenare për rastin e vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharit të mos shkojë më larg se dy dhjetori i këtij viti.

peticioni1

Të ngjashme