Peticioni për Mitrovicën ende nuk ka arritur në Komisionin për të Drejtat e Njeriut

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 11:01 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin për te Drejtat e Njeriu ende nuk ka arritur peticioni për Bashkim të Mitrovicës i cili javë më parë i është dorëzuar edhe kryeministrit Ramush Haradinaj, presidentit Hashim Thaçi dhe Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesja e këtij komisioni, Duda Balje,  ka thënë se ende nuk ka arritur peticioni në komision.

Ajo kërkoi që vet kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ta dorëzojë  në këtë komision peticionin për bashkim të Mitrovicës.

 “Peticioni për bashkimin e Mitrovicës nuk ka arritur zyrtarisht ende në komision. Momentin që do të vjen ai peticion do të shqyrtohet si çdo peticion tjetër”, ka thënë ajo.

Në rend ditë ishte shqyrtimi i peticionit së mësimdhënëses, Hazbije Sylejmani që është larguar nga puna. Sylejmani nuk ka pranuar që në këtë mbledhje të jenë të pranishme mediet.

Të ngjashme