Pique e “harron” Shakirën, prezanton të dashurën e re

Prishtinë | 26 Jan 2023 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Ish-futbollisti spanjoll e ka bërë një hap tjetër në lidhjen e tij të re.

35 vjeçari në fakt e ka zyrtarizuar lidhjen me të dashurën Clara Chia përmes një postimi në rrjetin social, Instagram.

Përmes një selfie të ëmbël, çifti i ri shihet i lumtur me veshje sportive.

Duket se ishte pikërisht 23 vjeçarja, ajo që ishte futur në mes të çiftit Shakira – Pique, të cilët u ndanë vitin e kaluar, më saktësisht në muajin qershor, pas 12 vjetësh së bashku.

Këngëtarja 45 vjeçare e kërkoi divorcin pasi zbuloi se partneri i saj po e tradhtonte, ndërsa tash është transferuar bashkë me dy djemtë e tyre në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas ndarjes së tyre, ish-futbollisti i Barcelonës u pa së bashku me të dashurën e re në koncertin e Dani Martin në Puigecra të Spanjës në muajin gusht.

Të ngjashme