Pirja e duhanit në Kuvend, Osmani kërkon nga Zemaj të vë në zbatim ligjin

Prishtinë | 05 Qer 2020 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani i është drejtuar me letër ministrit të Shëndetësisë Armend Zemajt për problemin e duhanit në sallën e Kuvendit.

Ajo ka kërkuar që Inspektorati ta mbikëqyrë zbatueshmërinë e Ligjit për Kontrollin e Duhanit në Kuvend, njofton Klan Kosova.

Osmani dje ka adresuar problemin e pirjes së duhanit nga deputetët në objektin e Kuvendit.

“Po vërehet tymi në sallën plenare që po vjen nga salla prapa. Jeni duke e shkelur Ligjin për Duhanin. E ftoj publikisht Inspektoratin e Ministrisë së Shëndetësisë që të monitorojë këtë shkelje dhe t’i shqiptojë dënimet e merituara për të gjithë që po e shkelin këtë ligj brenda ndërtesës së Kuvendit”, tha ajo në seancë.

Letra e plotë:

Deputeti Daut Haradinaj gjatë një seance ishte parë duke pirë duhan në hapësirat e Kuvendit, për të cilën më pas kishte kërkuar falje.

Të ngjashme