Në një intervistë të gjatë dhënë për “Canal Plus”, mesfushori i Juventus, Miralem Pjanic ka folur ndër të tjera edhe për interesimin e PSG dhe atë çka mund ta tundojë për tu bashkuar me francezët.
“PSG është një prej tetë klubeve më të mëdha të Europës. Në Champions League dëshirojnë të shkojnë edhe më larg nga sa kanë arritur deri tani. Bëhet fjalë për një klub ku të gjithë duan të shkojnë, sepse ka një projekt sportiv dhe futbollistë të mëdhenj”, deklaroi Pjanic.
“PSG ka vërtetë shanset të fitojë trofeun e Champions League. Bëhet fjalë për një klub të respektuar shumë në rrethin tonë si futbollistë”, vijoi Pjanic, me mesfushorin e Juventus, që paralajmëron një lamtumirë duke i shkelur syrin kampionëve të Francës, për një transferim të mundshëm gjatë merkatos së verës.