Pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore duhet të dorëzojnë raport financiar

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, sot në ditën e 11 të fushatës duhet të dorëzojnë raport financiar me specifikim të shpenzimeve të xhirollogarisë për fushatën zgjedhore nga dita e hapjes së saj deri në fund të ditës së dhjetë të fushatës zgjedhore.

Ky është raporti i parë që pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore duhet ta dorëzojnë deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Enti Shtetëror për Revizion dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për rrethin e dytë të zgjedhjeve raporte duhet të dorëzojnë më së voni deri në orën 24 më 4 maj, ndërsa më së voni deri në 20 prill nëse nuk marrin pjesë në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dje nga të dhënat e radiodifuzerëve për emetimin e reklamimit të paguar politik në javën e parë të fushatës për zgjedhje të presidentit dhe të kryetarëve të komunave Novo Sellë, Ohër dhe Dibër dorëzoi raport të sublimuar deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, i cili duhet që radidifuzerëve t’iu paguajë mjete për emetimin e reklamimit të paguar politik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme