Pjesëtarë të FSK-së dhe Njësisë Speciale të Policisë dhurojnë gjak

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 12:29 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të Javës së Dhurimit Vullnetar të Gjakut, pjesëtarë të FSK-së dhe të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë dhuruar gjak, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Bukurie Zhubi, tha se është grumbulluar një sasi e mirë e gjakut nga vullnetarët që kanë shprehur vullnetin të kontribuojnë në dhurimin e gjakut.

“Jemi mbledh këtu ta festojmë këtë ditë ku kemi grumbulluar një numër të konsiderueshme të dhurimit të gjakut një manifestim ku me prezencë na kanë nderuar Policia e Kosovës dhe FSK”, tha ajo.

“Interesim për dhurim e gjakut çdo vit rritet vazhdimisht, kemi dhurues të gjakut të cilët japin në intervale kohore të vazhdueshme që mundëson krijimin e rezervës së vazhdueshme të gjakut”.

Kolonel Sefer Isufi, tha se FSK po vazhdon traditën që të dhuroj gjak dhe sot po marrin pjesë rreth 60 pjesëtar të FSK-së.

“FSK vazhdon traditën e saj që nga themelimi në periudha vjetore në sezonin pranverore dhe vjeshtore dhuron gjak, pjesëtarët e FSK-së kanë dëshmuar përkushtimin e tyre në gjitha institucionet”, tha Isufi.

“Ky aksion që sot jemi rreth 60 pjesëtar, ka pas interesim më të madh por pjesëtarët tjerë janë të angazhuar në detyra tjera”, tha ai.

Major Amir Gërguri, tha se të gjithë qytetarët që kanë shëndet të mirë duhet të japin gjak që të shpëtojnë jetë.

“PK ka qenë promotor i vlerat dhe shembuj në aksione te ndryshme, Njësia Speciale në vazhdimësi japin gjak, sot bashkë me ushtrinë e Kosovës kemi shpreh gatishmërinë me iu bashkëngjitë këtij aksioni”, tha ai.

Në këtë iniciativë ishin mbi 50 pjesëtarë të PK që në mënyrë vullnetare dhuruan gjak, raporton EO.

“Kam porosi për qytetarët që kanë mundësi të japin gjak sepse nesër ndoshta edhe ata do të jenë nevojtar për gjak”, shtoi Gërguri.

Java e dhuruesve të Gjakut është nga 10 deri më 17 qershor.

Të ngjashme