PK: Nga janari e deri tani 22 persona kanë humbur jetën nëpër rrugë tona

Prishtinë | 17 Mar 2019 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovër përmes një komunikate për media ka njoftuar se PK vazhdimisht po ndërmerr masa ndëshkuese në mënyrë që të evitohen rreziqet në rrugët e Kosovës. Po ashtu bëhet e ditur se me gjithë këto përpjekje të Policisë së Kosovës ku përfshihet edhe rritja e numrit të ndëshkimeve (gjobave në trafik), ky vit (2019) nga Janari deri tani (17.03.2019) ka rezultuar me humbjen e 22 jetëve njerëzore nëpër rrugë tona, që prap mbetet shqetësim i madh.

PK njofton se rastet e raportuara për humbje të jetëve njerëzore si pasojë e aksidenteve rrugore po bëhen tepër shqetësuese për të gjithë.

PK ka njoftuar për masat ndëshkuese që janë shqiptuar nga viti 2018 e deri më tani.

“Gjatë vitit 2018 janë shqiptuar gjithsejtë 400095 kundërvajtje në trafikun rrugor: 6485 shoferëve, ju është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, 170400 kundërvajtje, për tejkalim të shpejtësisë, 1824 kundërvajtje, për mos respektim të dritës së kuqe (semaforit), 11883 kundërvajtje, për kalim të afatit të regjistrimit të mjetit, ndërsa Inkasimi i gjobave në vitin 2018 ka qenë 8,427,711.59 €, apo 140% më shumë krahasuar me vitin 2017”, shkruhet në komunikatë.

Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, posaqërishtë i drejtuesve të automjeteve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet fatale dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor.

“Po ashtu, ju njoftojmë se Policia e Kosovës në kuadër të fushveprimit të saj ligjor që ka do të aplikoj masa rigoroze ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi”, përfundon komunikata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme