Plagosen dy nga mbështetësit e Berishës, dërgohen në spital

Prishtinë | 08 Jan 2022 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Sali Berisha ka deklaruar se një nga protestuesit është plagosur rëndë me një mjet i fortë të hedhur nga zyrat e katit të sipërm ku qëndron Basha me mbështetësit e tij.

Sipas tij protestuesi i plagosur është nisur në spital për mjekim, ndërsa ky zhvillim pohohet dhe nga gazetarët e Fax News. Sipas gazetares Lusi Përgjegji nga katet e sipërme të godinës së PD-së po hidhen gurë dhe mjete të forta si karrige e tavolina në drejtim të protestuesve nga njerëz me maska dhe kapuçë.

Ndërkohë një tjetër protestues i lënduar në kokë akuzoi policinë e Shtetit duke e quajtur si policia e Lulzim Bashës se e kishte goditur në kokë dhe bëri thirrje për largimin e komunistëve nga selia e PD-së.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme