Policia njofton se ka arrestuar një person në Pejë, i cili pas një mosmarrëveshje të mëhershme është fjalosur dhe më pas ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në spitalin rajonal Pejë.
Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja të cal.7.62, ndërsa tek i dyshuari një revole M 57 që dyshohet të jetë përdorur në rast dhe një karikator të zbrazët.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.