Plagoset me armë zjarri një person në Prizren

Prishtinë | 12 Jan 2017 | 10:31 | Nga

Një turk nga Prizreni ka raportuar se për shkaqe të panjohura është sulmuar nga dy të dyshuar të panjohur ku njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij duke e qëlluar.

Viktima është dërguar ne Spitalin e Prizrenit dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit të panjohur.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme