Plagoset avokati Azem Vllasi (Video/Foto)

Prishtinë | 13 Mar 2017 | 08:48 | Nga

Avokati i njohur Azem Vllasi është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm afër shtëpisë së tij në Prishtinë.

Gjuajtjen me armë zjarri e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Flora Ahmeti, zyrtare për Informim në polici ka thënë se rasti i plagosjes ka ndodhur rreth orës 08:00 në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë.

“Policia ka pranuar telefonatën se në këtë rrugë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri ndërsa personi i plagosur është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për kurim”, ka deklaruar Ahmeti.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë treguar se viktima ka marrë plagë në kraharor nga persona të panjohur për momentin.

Vllasi është dërguar në Emergjencë në QKUK për kurim të mëtejmë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin.

Plagoset Azem Vllasi

Posted by IndeksOnline on Monday, March 13, 2017

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme