Plagoset me armë zjarri në kokë

Prishtinë | 11 Mar 2023 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Dy të dyshuar e kanë plagosur me armë zjarri në kokë viktimën në Fshatin Baicë të Drenasit, i cili po trajtohet në QKUK.

Sipas Policisë së Kosovës, dy të dyshuar meshkuj me shtetësi të Kosovës, për motive ende të panjohura e kanë sulmuar fizikisht dhe pastaj e kanë plagosur me armë në kokë viktimën po ashtu mashkull me shtetësi të Kosovës.

Të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur derisa njëri nga ta është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Baicë, Gllogoc, 10.03.2023 – 15:23. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë për motive deri më tani të pa njohura, e kanë sulmuar fizikisht dhe kanë shtënë me armë zjarri duke e plagosur në kokë viktimën mashkull kosovar. Viktima është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të pa njohur. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin.

Të ngjashme