Plagoset një person në Prishtinë

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Një person është plagosur në Prishtinë, derisa ka qenë në lëvizje me veturën e tij.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar.

Nuk raportohet për ndonjë të arrestuar, plumbi e ka goditur në këmbë.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJRASJE NË TENTATIVË /Rr. Hys Popova, Prishtinë 16.02.2021 – 09:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij, i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, si pasojë viktima ka mbetur i plagosur në këmbë. I njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pas marrjes së tretmanit është liruar. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme