Plagoset një person në Suharekë

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bëhet e ditur se më 18 qershor një burrë është plagosur me armë zjarri në Suharekë.

“Pas hetimeve të zhvilluara me 30.07.2019 është vërtetuar se viktima mashkull K-Shqiptar ishte plagosur në dorë nga arma e zjarrit nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në rast”, thuhet në komunikatë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Të ngjashme