Plagosi kunatën e tij, Policia jep detaje për tentim vrasjen në Prizren

Prishtinë | 18 Kor 2022 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Sot u raportua për një tentim vrasje në Prizren, ku si pasojë mbeti i plagosur një person, ndërsa gjithçka nisi shkak i një zënke në familje.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar Haxhi Kabashi, komandant në stacionin Policor në Prizren.

Ashtu siç u raportua, Kabashi tha se rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

“Në përleshje e sipër në shtëpi, i dyshuari ka pasur posedim një armë dhe ka shkrepur në moment duke goditur kunatën e tij. Personi është arrestuar, arma gjithashtu është konfiskuar nga Policia dhe rasti po hetohet në hetime rajonale”, tha Kabashi.

I pyetur nga Sinjali se si është gjendja shëndetësore e viktimës, pasi u plagos nga shkrepja me armë, komandanti Haxhi Kabashi tha se fatmirësisht viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Të ngjashme