Plagosja e mbrëmshme në Prishtinë, Policia jep detaje të reja

Prishtinë | 09 Jan 2023 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë në lagjen “Emshir” në një lokal është plagosur një person.

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka bërë të ditur se viktima është nga Maqedonia e Veriut.

“Ankuesi shqiptar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me disa shokë të tij, kanë pasur një konflikt verbal me disa persona. Pas konfliktit verbal personat e dyshuar u kanë drejtuar armët me ç’rast e kanë qëlluar viktimën në këmbë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Njësia policore nga vendi i ngjarjes ka sekuestruar një gëzhojë dhe një veturë që dyshohet se u përket të dyshuarve. Viktima pas trajtimit mjekësor dhe intervistimit është liruar. Të dyshuarit janë në kërkim policer”, thuhet në njoftim.

Policia këtë rast është duke e cilësuar si vrasje në tentativë.

Të ngjashme