Një person është plagosur mbrëmë në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Sipas informacioneve i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Klankosova.tv mëson se personat e përfshirë në këtë ngjarje të rënda janë familjarë mes vete.
Edhe gjatë ditës së sotme automjetet e Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë në fshatin Miradi e Epërme.
I dyshuari vazhdon të mbetet në arrati.