Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 17:15 | Nga

Një plagosje më thikë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e “Kongresit të Manastirit” në Tiranë.

Policia bëjnë me dije se pas një konflikti mes dy personave, njëri prej tyre ka përdorur edhe thikën duke lënë të plagosur 57-vjeçarin me iniciale T.K.

Ai është dërguar në spital, ku nga të dhënat e para, bëhet e ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, Arben Lezo, 57 vjeç, banues në Tiranë, shkruan Express.

Lidhur me këtë ngjarje, Policia në Tiranë bëjnë me dije se materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme