Një rasti i plagosjes më armë zjarri ka ndodhur sot në Prishtinë.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 në lagjen Arbëria.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se personi i plagosur, i gjinisë mashkullore është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 15:00 kemi marrë informatën se në lagjen Arbëria në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.
Për rastin në fjalë, sipas Ahmetit kanë filluar hetimet në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë.
Ndërkaq, Telegrafi ka siguruar një video-incizim ku shihet personi i plagosur i shtrirë në tokë.
Në video, po ashtu shihet një armë por që ende policia nuk ka dhënë detaje nëse është përdorur arma e njëjtë për rastin në fjalë.