Plani i opozitës për rrëzimin e Qeverisë

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 08:36 | Nga

LDK-ja po e pret momentin më të volitshëm për ta rrëzuar qeverinë “Haradinaj” nëpërmjet mocionit të mosbesimit, njëjtë siç u rrëzua muaj më parë ekzekutivi që udhëhiqej nga Isa Mustafa.

Lëvizja “Vetëvendosje” është e gatshme ta shqyrtojë një iniciativë të tillë derisa deputetët e koalicionit qeverisës thonë se kjo është vetëm një lojë para balotazhit, shkruan gazeta “Zëri”.

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) po synojnë që ta rrëzojnë qeverinë “Haradinaj” nëpërmjet mocionit të mosbesimit, njëjtë siç u rrëzua muaj më parë ekzekutivi që udhëhiqej nga kryetari i partisë së tyre, Isa Mustafa.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ditë më parë ka deklaruar për medie se mocioni i votëbesimit ndaj Qeverisë do të ndodhë shumë shpejt, madje ai ka bërë të ditur se një iniciativë e tillë është çështje ditësh.

Ndërsa deputetja e këtij subjekti politik (LDK) Besa Gaxherri, është shprehur për gazetën “Zëri” se kjo Qeveri nuk do të ketë jetë të gjatë, duke marrë parasysh numrin prej 61 votave në Kuvend.

Megjithatë, ajo thotë se para se të vijë në rend dite mocioni, po bëhen disa analiza që të shikohet momenti më i përshtatshëm për rrëzimin e Qeverisë.

“Ne jemi aty, sigurisht që do t’i vijë radha edhe mocionit, por para se të bëhet mocioni bëhen disa analiza, disa biseda. Kështu që, deri ta shohim momentin se cili është më i volitshmi dhe në atë moment që ne i kemi numrat për ta bërë, do ta bëjmë. Aty jemi sa më shpejt që këtë Qeveri ta rrëzojmë”, ka thënë ajo….

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme