Ekonomia Online
FUNDIT

Planifikohen shtesa për rrezikshmëri në punë, ShSKUK nuk di gjë

Planifikohen shtesa për rrezikshmëri në punë, ShSKUK nuk di gjë

Varësisht prej rrezikshmërisë me të cilat përballen punonjësit shëndetësorë në vendin e punës, do të marrin shtesa përveç rrogës bazë. Kjo do të realizohet në bazë të një projekt-rregulloreje, të cilën e ka hartuar Ministria e Administratës Publike për shtesat mbi kushtet e vështira e të dëmshme të punës, për punë jashtë orarit, e cila […]

Varësisht prej rrezikshmërisë me të cilat përballen punonjësit shëndetësorë në vendin e punës, do të marrin shtesa përveç rrogës bazë.

Kjo do të realizohet në bazë të një projekt-rregulloreje, të cilën e ka hartuar Ministria e Administratës Publike për shtesat mbi kushtet e vështira e të dëmshme të punës, për punë jashtë orarit, e cila tanimë ka dalë në konsultim publik, shkruan Koha Ditore.

E megjithatë, në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) thonë se nuk janë në dijeni se çka përmban dhe çka parasheh kjo propozim-rregullore.

E sipas dokumentit i cili është nxjerrë për diskutim, është paraparë që personat të cilët në vendin e punës u ekspozohen elementeve të dëmshme kimike, fizike, biologjike, të cilat mund t’u shkaktojnë plagë, sëmundje apo probleme të tjera shëndetësore, të përfitojnë shtesa në pagat bazë.

Projekt-rregullorja thotë se i punësuari përfiton shtesë kur rreziku për shëndetin është i vazhdueshëm, i mundshëm dhe serioz, pavarësisht faktit që institucioni ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për përmirësimin e kushteve në vendin e punës në vazhdimësi.

Të ngjashme