Po dështon ideja e Superligës Evropiane -Chelsea e Manchester City kanë dyshime

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Ideja për krijimin e Superligës Evropiane tani ka marrë një kthesë tjetër dhe ka dyshime të mëdha.

Aktualisht janë 12 klube që kanë pranuar njëzëri se janë themeluese të garës më të re në sportin më të ndjekur në botë.

Por, sipas asaj që raporton The Guardian, Chelsea dhe Manchester City kanë dyshime tani me krijimin e Superligës Evropiane.

Diskutimi u bë sot (e marte) në mbledhjen e mbajtur nga UEFA, pasi u bë e ditur se dy klube mund të përjashtohen.

Shtëpia e futbollit evropian ka bërë të ditur se klubet që tentojnë të themelojnë një garë tjetër, do të përjashtohen nga çdo kompeticion tjetër, përfshirë këtu edhe ndeshjet me kombëtare për lojtarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme