Po intervistohen 36 policë nga rajoni i Mitrovicës, shumica serbë

Prishtinë | 19 Dhj 2016 | 12:55 | Nga

Stacioni Policor në Jug të Mitrovicës, gjatë javës së kaluar, iu ka shkuar një njoftim me shkrim se 15 nga zyrtarët policorë të njësitit të trafikut nga jugu, duhet të paraqiten në Inspektoratin Policor të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Policisë për Mitrovicën Jugore, Nehat Thaçi, për Klan Kosova.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje se për çka dyshohen këta policë.

Ndërkohë, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur intervistimin edhe të 21 zyrtarëve policorë nga Mitrovica e Veriut. Shumica nga ta janë serbë.

Pra numri i policëve që po merren në pyetje është gjithsej 36.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka njoftuar se në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, pas një hetimi disamujor është duke zhvilluar sot një operacion të gjerë lidhur me këtë hetim.

“Në kuadër të këtij hetimi në Inspektoratin Policor janë ftuar për intervistim disa zyrtarë policorë të dyshuar për disa vepra penale”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Më shumë detaje do të jepen sot pasdite në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme