A po keqinterpretohet Kur’ani, flet përkthyesi i parë i tij në gjuhën shqipe

Prishtinë | 25 Qer 2017 | 11:26 | Nga

Në gjuhën shqipe përkthimet e para të sureve dhe ajeteve të Kur’anit janë bërë nga poeti i madh i letrave shqipe, Naim Frashëri që janë botuar në veprën e tij “Mesime”.

Por, përkthimi i parë i plotë i Kur’anit në gjuhën shqipe është ai i akademikut kosovar Feti Mehdiu, në vitin 1985

Në një intervistë për lajmi.net, profesori universitar në pension, ka folur rreth asaj se cili përkthim i librit të shenjtë të myslimanëve në gjuhën shqipe është më i pranishëm në duart e qytetarëve.

Feti Mehdiu është Akademik me korrespondencë në Kajro. Aktualisht është edhe asambleist në Kuvendin e Prishtinës nga radhët e Partisë së Drejtësisë.

Studiuesi i orientalistikës nuk dëshiron të flet shumë për përkthimet dhe interpretimin e Kur’anit që bëhet në xhamitë e Kosovës.

“Për interpretime, unë kam njëfarë kandari tjetër . Nuk u jap shumë rëndësi kush se si interpreton, sepse në interpretime kam përshtypje që mund të bëhen edhe gabime. Unë jam përqendruar vetëm në përkthimin origjinal, pastaj secili e ka mënyrën e vet të përkthimit dhe pastaj interpretimit. Dikush mund të jetë më i qartë në përkthim, dikush më ndryshe. Por, tu them të drejtën, kam pritur më shumë angazhim nga studiuesit që të kapen më gjerësisht në punët e përkthimeve”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme