Poshtë e më poshtë!
- Hekuran Murati e ka shkruar një hartim mbi shushunjat, ku ka shprehur urrejtjen e tij të madhe ndaj tyre dhe ka vendosur që së bashku me shokë e me shoqe t’i shkatërrojnë të gjitha shushunjat deri në një.
- Hekurani mendon se shushunjat janë opozita, e unë mendoj që shushunjat janë më ‘të dobishme’ se opozita, se për dallim nga opozita, shushunjat e mbajnë ekosistemin.
- ‘Ato’ shërojnë shumë sëmundje, edhe para Heraklitit, e pas tij e deri sot përdoren për terapi shëruese të zemrës e të gjakut, që e tëhollojnë gjakun e kënaqin.
- Prandaj, kërkoj nga Hekuran Murati që mos t’i mbys shushunjat, por t’i lë të jetojnë në male.
- Me pas mend do t’i shfrytëzonte t’ia thithnin vrerin që e ka për UÇK-në.
- Hekurani është autor i asaj thënies famëkeqe: ‘Më llogari do të kishim të paguanim mercenarë në luftën e UÇK-së’.
- Sa herë flasin për luftën, e zbulojnë urrejtjen e tyre për lirinë.
- Sot Albin Kurti e përmendi komandantin e parë të KFOR-it për të cilin foli thuajse ia ka bërë autopsinë: ia zbuloi sëmundjen nga e cila vdiq ,që është një gjest joetik, joestetik dhe i neveritshëm.
- Pasi foli për prostatën e gjeneralit, Kurti i dhuroi lule Mimozës.
- Për gladiatorët, lule gladiola i dhuroi, që nuk janë për ditëlindje, janë për raste më ‘të rënda’, por ku merr vesh shqiptari në lule, përveç që di t’i nxjerr me rrënjë.
- Ata të dy qeshën aq shumë nga gëzimi sa që u dukën të çmendur.
Që të japin mesazhin se ‘nuk u ha p.lla’. Por, edhe pa qeshur, ne e dimë se nuk….
- Secilën ditë e më shumë Albin Kurti çoroditet.
Ama s’e kuptoj pse kjo teposhëze kaq e shpejt.
Sa më i pasigurt aq më arrogant.
- Elegancë, në asnjë rast.
- Mençuri, edhe më hiç.
- Po fundosët nga të vetët, që si me pahiri po ia zbulojnë skandalet e frikshme!
- Nuk është për të qeshur me sekretet e Mimoza Kusarit me terroristë serbë kundër luftës së UÇK-së.
Edhe nëse të qeshet, qesh tinëz.
- Nëse qesh kur nuk është për të qeshur, dukesh i çmendur, pavarësisht a je.
- Nuk është për të qeshur me zbulimin e zullumit të Dejona Mihalin, pa lejen e së cilës nuk ndodh asgjë.
- Ti qesh sa të duash, por kur qesh palidhje domethënë s’je normal.
Me qeshje nuk mund ta mbulosh trishtimin.
- Po qeshin me zor sepse janë të dëshpëruar.
Dhe Dejona i ka mësuar të qeshin kur është për të qarë.
- Trishtimi është aq i madh sa Kosova duket e okupuar nga një Organizatë ilegale dhe e frikshme, që ka struktura spiunazhi qosh më qosh e sokak më
sokak,
që punon kurrë pa pushuar kundër: ushtarëve, minatorëve, amerikanëve, kundër krejt Institucioneve të Kosovës.
- Shqiptarët e Kosovës jetojnë sot për sot, ndërsa Albin Kurti u thotë mërgimtarëve se ‘Nësr kushërinjtë e juaj ankohen se s’kanë punë në Kosovë, çomni mua, i ndreqi’.
- Kosova nuk jep rroga, jep lëmoshë.
Në të vërtetë, të gjithë të punësuarit në Kosovë marrin social që i quajnë rroga.
- Kosova është vendi më i varfër në Evropë, e kryeministri flet si Hasa me Hysen për varfërinë e shqiptarëve, që kategorikisht e mohon.
- Ne vuajmë për dikë që na e qan hallin.
E, varfëria e shqiptarëve për të është anekdodë.
Ky është gabimi i tij më i madh.
Eskapizmi.