Po rritet numri i fëmijëve që po trajtohen për Covid-19 në spitalet e Malit të Zi

Prishtinë | 06 Nën 2021 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Instituti për sëmundje të fëmijëve (IBD) në Podgoricë po shënon një trend serioz të rritjes së numrit të fëmijëve që kanë nevojë për trajtim spitalor për shkak të infeksionit me coronavirus.

Shifrat për pacientët më të rinj të trajtuar gjatë vitit të kaluar, por edhe këtë vit, e mbështesin këtë raport thotë drejtori i Spitalit të Fëmijëve, Velibor Majiq, raporton rtcg.me.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se që nga fillimi i pandemisë në muajin mars të vitit të kaluar, në Institutin për sëmundje të fëmijëve janë trajtuar 42 fëmijë dhe 20 shoqërues. Këtë vit, shifrat janë dukshëm më të larta.

“Që nga fillimi i pandemisë në IBD në vitin 2020, janë trajtuar 42 fëmijë dhe 20 shoqërues. Këtë vit deri më 4 nëntor janë trajtuar 101 pacientë dhe 35 shoqërues. Nga sa u tha më sipër, është e qartë se ka një trend serioz të rritjes së numrit të fëmijëve që kërkojnë shtrimin në spital”, tha Majiq.

Ndryshe, Mali i Zi deri më tani ka regjistruar 147 mijë raste gjersa kanë vdekur 2140 persona. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme