“Po tutna”, Rita provon të bëjë pite në Tiranë

Prishtinë | 06 Sht 2022 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Super ylli botëror Rita Ora gjatë qëndrimit në Tiranë ka gjetur kohë edhe për diçka speciale.

Në kuadër të vizitave me Kryebashkiakun Erion Veliaj, ajo ka provuar të bëjë një prej ushqimeve të saj të preferuara, piten.

Momenti me kuzhinierët është ndarë nga Veliaj në rrjete sociale.

Ajo e ka pasur pak me siklet meqenese teksa prek brumin, dëgjohet duke thënë ‘Po tutna’.

Këngëtarja do jetë pjesë e koncertit falas në qendër të Tiranës për të festuar kryeqendrën shqiptare si “kryeqyteti i rinisë europiane”./Prive.al


Të ngjashme