Podujeva fajëson qytetarët për mbeturinat nëpër qytet

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Plani i ri për mbledhjen e mbeturinave i ka nxjerrë telashe kompanisë për menaxhimin e mbeturinave (KRM) “Pastrimi” dhe Komunës së Podujevës.

Kjo e fundit ia ka lënë në dorë tërë menaxhimin e qytetit kompanisë publike dhe po ashtu shumicën e fshatrave të kësaj komune. Por nëpër qytet kontejnerët dhe hapësira përreth tyre është përplot mbeturina, shkruan sot Koha Ditore.

Në Komunën e Podujevës i kanë fajësuar qytetarët për këtë gjendje. Megjithatë, zëdhënësi Nazmi Elezi nuk preferon ta quajë të dështuar këtë plan. Sipas tij, gjendja është shumë më e mirë tash se në javën e parë kur kishte filluar të implementohej ky plan.

“Mbeturinat në qytet po hidhen nga ata që nuk janë të përfshirë në sistemin e grumbullimit të mbeturinave. Në rastet e ndonjë defekti të makinerisë mund të ketë vonesa, përndryshe nuk ka vonesa në grumbullimin e mbeturinave dhe ato grumbullohen sipas planit.

Në grumbullimin e mbeturinave në qytet kompania fillon punën në orën 06:00”, ka theksuar Nazmi Elezi.

Të ngjashme