Komuna e Podujevës ka miratuar buxhetin për vitin 2027, në vlerë prej 35 milionë e 849 mijë e 49 eurosh.
Në një njoftim në Facebook , nga kryetari i Komunës Shpejtim Bulliqi , thuhet se buxheti synon vazhdimin e zhvillimit dhe transformimin e qytetit.Kryetari i Komunës ka falënderuar anëtarët e Kuvendit që votuan pro buxhetit.
“Sot është miratuar buxheti i Komunës për vitin 2027 në vlerë 35 milionë e 849 mijë euro.
Ky është buxhet i vazhdimësisë së zhvillimit dhe i transformimit të plotë të Podujevës. Është buxhet i projekteve të mëdha në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, kulturë, sport, zhvillim ekonomik, etj.
Falënderoj anëtarët e Kuvendit që votuan pro këtij buxheti me të cilin qytetarët do ta ndiejnë edhe më shumë dorën e qeverisjes tonë!” thuhet në njoftimi e kryetarit .