Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se në Podujevë mbrëmë ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dje ka sulmuar fizikisht viktimën femër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, derisa viktima ka pranuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi i njëjti eka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.