Podujevë, i mituri sulmon të mituren – arrestohet

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Policia mbrëmë ka arrestuar një të mitur në Podujevë pasi që i njëjti kishte sulmuar një femër poashtu e mitur.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Podujevë 26.04.2020-21:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosvare (e mitur) të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervenimit në praninë e prindit të tij është dërguar në mbajtje për 24-orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme