Pogba: United ka nevojë të sulmojë, të sulmojë, të sulmojë

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 10:14 | Nga

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba ka kritikuar mënyrën e lojës së trajnerit Jose Mourinho në barazimin ndaj Wolves, duke thënë se ekipi duhet të sulmojë më shumë.

Djajtë e Kuq ngecën në barazim dëshpërues me ekipin që sivjet ka kaluar në Premier League, ku më pas Pogba tha se ekipi duhet të tregojë qëndrim, shkruan Goal, përcjell Klan Kosova.

“Ky është Old Trafford. Ne jemi këtu për të sulmuar. Mendoj se ekipet frikësohen kur e shohin United duke sulmuar e sulmuar”, ka thënë Pogba.

“Ky ishte gabimi ynë i sotëm”.

“Kemi pasur tre ndeshje në shtëpi dhe kemi marrë vetëm katër pikë. Kjo nuk mjafton”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme