Policët dhe inspektorët me aksion në Prizren, mbyllin tri lokale dhe shqiptojnë gjoba

Prishtinë | 24 Pri 2021 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

68 lokale janë kontrolluar mbrëmë në Prizren dhe Suharekë nga një ekip i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Inspektorëve të AVUK-ut.

Tri nga lokalet e kontrolluara janë mbyllur dhe u shqiptuan 18 fletëparaqitje, nga këto 13 në Prizren dhe pesë në Suharekë.

Kontrollimi u bë nga ora 18:30-01:25 për të parë se sa po zbatohen masat kundër pandemisë.

Gjithashtu në këtë aktivitet, policia ka gjetur parregullsi edhe në disa raste dhe ka shqiptuar 32 tiketa për mosmbajtje të maskës dhe nëntë tiketa për mosrespektim të orarit të lëvizjes që parasheh kohën nga ora 22:30-05:00.

Policia e Kosovës paralajmëron se aktivitete të tillë të përbashkëta parashihen të realizohen edhe më tutje në parandalim dhe respektim të masave nga Udhëzimi i Qeverisë dhe Ligji për Pandeminë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme