Polici i plagosur ka plagë të mëdha, por jashtë rrezikut për jetën

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 12:57 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Artur Mrasori pjesëtar i Njësitit Special të Policisë së Kosovës për shkak të lëndimeve të marrë si shkak i shpërthimit te mbrëmshëm në një shtëpi në Zhur të Prizrenit, është duke u trajtuar në mjekimin intenisiv në QKUK, raporton Ekonomia Online.

 Si pasojë e lëndimeve të marra zyrtari policor ka humbur njërin sy.

Shefi i njësisë se mjekimit intensiv Shaqir Uka tha për Ekonomia Online se kryesisht lëndimet janë në regjionin e qafës, regjionin e shpatullës se majtë të dorës dhe këmbës së majtë.

“Lëndimet kryesisht janë në regjionin fytyrës dhe qafës regjionin e shpatullës së majtë të dorës dhe të këmbës së majtë janë lëndime me arme eksplozive dhe janë lëndime serioze posaçërisht në regjionin e fytyrës. Për momentin lëndimet  e syve të rënda. Kjo ka quar deri në nevojën për intervenim kirurgjik, fatkeqësisht syri i djathtë është me dëmtime të parikthyeshme, ndërsa syri i majtë shatë kry intervenimi kirurgjik po s’mundemi më konfirmua sa është shkalla e dëmtimit të të pamurit derisa pacienti është i fjetur me barna”, tha ai.

Ai tha se polici fillimisht është sjellur në emergjencë.

“Polici i cili ka marrë plagë nga mjetet eksplozive nga lëndimet e marra është dashur të sillet në qendrën emergjente dhe pas ekzaminive që është bë është dashur t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik i cili është bërë prej dy ekipeve të kirurgjisë se syrit dhe ekipit te mjekëve të kirurgjisë së qafës. Pas kësaj është shkelur ne intensive“, tha ai për EO.

Të ngjashme