Polici serb thotë se iu ofrua pozita e drejtorit në veri: E refuzova ofertën, i njoftova autoritetet në Prishtinë

Prishtinë | 05 Nën 2022 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Milorad Corac është emri i serbit që në mediat e Beogradit dje qarkulloi si pasues i mundshëm i Nenad Gjuriq si drejtor i Policisë së Kosovës në veri. E i njëjti sot, në një deklaratë për median serbe, “Kosovo Online” ka thënë se i është ofruar kjo pozitë, mirëpo që të njëjtën e ka refuzuar.

“Është e vërtetë se më është ofruar ai pozicion, por nuk jam pajtuar me të, dhe nuk e kam pranuar. I kam informuar autoritetet në Prishtinë për këtë”, ka thënë ai.

Ndryshe, para pak ditësh është suspenduar nga pozita e drejtorit të Policisë në veri, Nenad Gjuriq.

Kjo pasi që ai refuzoi të zbatojë urdhërin për shpërndarjen e qortimeve për serbët që kanë targa ilegale në veturat e tyre.

Një vendim i tillë nga autoritetet e Kosovës shkaktoi nervozizëm tek Lista Serbe e cila ka paralajmëruar se do t’i braktis institucionet shtetërore.

Të ngjashme