Policia arreston bashkëpunëtorin e Enver Sekiraqës, dyshohet për organizim të vrasjes së Triumf Rizës

Prishtinë | 16 Kor 2023 | 19:16 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e Ilir Abdullahut, bashkëpunëtorit të Enver Sekiraqës, të dyshuarit për përfshirje në vrasjen e policit Triumf Riza, shkruan Insajderi.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar në Batllavë të Podujevës.

“Si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve të pandërprera të Policisë së Kosovës, sot me datën 16.07.2023, rreth orës 17:00, në Batllavë të Podujevës është arrestuar i shumë kërkuari (I, A,) i njohur  me nofkën “Liza”. I njëjti ishte në kërkim policor për disa vite me radhë, si i dyshuar për vepër penale të vrasjes së rëndë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të ngjashme